22:00 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ministria furnizon me trenerka, shorce, maica, jakne e patika ushtarët e FSK-së- kaq para i kushtoi tenderi!

Në dhjetorin e vitit të kaluar, Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar një kontratë për furnizim me uniforma sportive për nevoja të FSK-së.

Me anë të këtij tenderi, pjesëtarët e FSK-së është paraparë të furnizohen me trenerka sportive, shorce sportive, maica, jakne të shiut, qorapa dhe patika sportive- shkruan Indeksonline.

Fillimisht, vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë hiç më pak se 560.000,00 euro, porse e njëjta është nënshkruar për 139.600,00 euro.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik N.P.. ” A & V -Collection”.

Përshkrimi i kontratës së publikuar nga prokurimi thotë: AK i MM-se ka për qellim qe te lidhe një kontratë kornizë 36 muajsh , për te dy pjesët – lotët me një OE për secilën pjesë – lot apo edhe për dy pjesët – lotët qe do te ketë kapacitet te kryej këto lloje te furnizimeve (Trenerka sportive, shorce sportive,maica sportive jakne sportive te shiut,qorapa sportive dhe patika sportive.), sipas kërkesës dhe nevojave te AK, sipas përshkrimeve teknike te dhëna ne DT. Pajisjet sportive do te përdoren nga personeli ushtarak i FSK-se për zhvillimin e aktiviteteve te ndryshme sportive me qellim te ngritjes se nivelit te gatishmërisë ne përmbushjen e kapaciteteve operacionale sipas misionit te FSK-se./Indeksonline/