75 Mall Live Search
16:32 / E Premte, 16 Maj 2025 / MSH

Ministria gjermane trajnon policinë ushtarake të FSK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar për mbështetjen që i është ofruar policisë ushtarake, nga Gjermania.

Mbështetja në fjalë ka të bëjë me trajnim kursiv për mbrojtje të afërt, shkruan IndeksOnline.

“Kursi është realizuar nga instruktorët e certifikuar të PU-së, në bashkëpunim me instruktorë gjermanë si dhe është monitoruar nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS).

Në kuadër të këtij trajnimi dhe bashkëpunimi me instruktorët gjerman, janë realizuar stërvitje: Teknikat e qitjes me armë të shkurtër dhe të gjatë, teknikat e vetëmbrojtjes, taktikat e lëvizjes në formacione, taktikat e lëvizjes me automjete etj.”, deklaron FSK-ja.

Ky është njoftimi i plotë:

Duke u bazuar në Planin e Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2025, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar Kursin për Mbrojtje të Afërt.

Kursi është realizuar nga instruktorët e certifikuar të PU-së, në bashkëpunim me instruktorë gjermanë si dhe është monitoruar nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS).

Në kuadër të këtij trajnimi dhe bashkëpunimi me instruktorët gjerman, janë realizuar stërvitje: Teknikat e qitjes me armë të shkurtër dhe të gjatë, teknikat e vetëmbrojtjes, taktikat e lëvizjes në formacione, taktikat e lëvizjes me automjete etj.

Ky kurs, si i tillë, realizohet për herë të parë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i cili ka për qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale të pjesëtarëve të PU-së në fushën e Mbrojtjes së Afërt.

Përfundimi me sukses i këtij kursi, kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve operacionale të Policisë Ushtarake.