Ministria ndanë 1000 euro për pajisje me goma të dimrit
Policia e Kosovës nga sot do të ushtroi kontrolle në vetura dhe nëse ato nuk janë pajisura me goma dimri dhe zingjirë, ngasësit mund të gjobitën sipas ligjit të trafikut.
Për të mos u gjobitur është përkujdesur Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Në një kontratë të publikuar, MMPH ka nënshkruar kontratë me një operator ekonomik.
Lënda e kontratës është “Blerja e pajisjeve dimërore për veturat e MMPH-së”, transmeton Indeksonline.
Kohëzgjatja e kontratës është nga 9 nëntori deri me 23 nëntor.
Ndërsa, pajisja dimërore ministrisë do t’i kushtojë 995 euro.
Ndryshe, Policia ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit e automjeteve që të parapërgatiten, të jenë vigjilent gjatë pjesëmarrjes në trafik dhe qarkullimin në rrugë gjithnjë të ia përshtatin kushteve të rrugës, në mënyrë që të garantohet një qarkullim i sigurt për vet drejtuesit si dhe për të gjithë pjesëmarrësit tjerë në trafik./Indeksonline/