Ministria njofton specializantët e mjekësisë së punës në Gjakovë se nesër do t’i marrin kontratat

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se specializantët e mjekësisë së punës në Gjakovë, të cilët e kanë fituar të drejtën e specializimit në kuadër të IMP-së në Gjakovë, nesër mund të marrin kontratën e tyre të shkollimit specialistik.
“Specializantët, kontratat e tyre, do t’i marrin nesër, e martë, 2 mars 2021, në ora 14:00 në Ministri të Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Më 18 shkurt të këtij viti, disa specializantë kanë protestuar para MSh-së, për mostrajtim të barabartë për pagesën e specializantëve.