75 Mall Live Search
17:04 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ministria tregon si do të zëvendësohen orët e humbura nga greva

Ministri Bytyqi merr vendim për kompenzimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për kompenzimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve të organizuar nga SBAShK-u.

Sipas këtij vendimi, mësimi i humbur për shkak të ndërprerjes së përkohshme të mësimit në institucionet e arsimit parauniversitar publik, me rastin e grevës së mësimdhënësve do të zëvendësohen si në vijim:

5 (pesë) ditë të zëvendësohen nga pushimi pranveror, prill 2019;

5 (pesë) ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019;

5 (pesë) ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019;