16:18 / E Martë, 09 Gusht 2022 / OSH

Ministria ua rikujton pensionistëve të lajmërohen deri më 12 gusht

Ministria e Financave, Punës dhe Trasfereve, ka kërkuar nga pensionistët që të paraqiten në qendrat përkatëse deri më 12 gusht 2022, nëse s’janë lajmëruar brenda gjashtë muajve.

E nëse nuk ka paraqitje nga ndonjë pensionist deri më 12 gusht, si dhe e ka kaluar afatin gjashtë mujor për t’u paraqitur – atëherë do të pezullohet nga pagesa.

Njoftimi:

📣 Rikujtim lidhur me paraqitjen fizike për përfituesit e skemave pensionale

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive se afati i paraqitjes fizike në objektet e Departament të Pensioneve apo i vizitës mobile nga zyrtarët e këtij Departamenti (për personat me probleme shëndetësore) do të përfundojë me datë 12.08.2022 ⏳.

Andaj, ftojmë të gjithë përfituesit e këtyre skemave të kryejnë këtë obligim ligjor dhe të bëhet verifikimi i tyre. Përndryshe, çdo përfitues që nuk e kryen këtë obligim ligjor dhe nuk është i lajmëruar brenda 6 muajve të fundit të këtij viti pranë Departamentit të Pensioneve, do të pezullohet nga pagesa sipas procedurave ligjore!