Ministrja Bajrami kërkon ndihmën e Kuvendit për plotësimin e Paketës emergjente

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i ka kërkuar Kuvendit t’i mundësojë ta bëjë ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit si edhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në arsyetimin e saj tha se kjo është e nevojshme për plotësimin e paketës emergjente.