12:56 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ministrja Bajrami tregon se a ka fonde për t’iu dal në ndihmë bujqve pas vërshimeve të fundit

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami,  para deputetëve ka treguar se Qeveria e Kosovës, ka ndarë për herë të parë në ministrin e Bujqësisë një fond prej 3 milionë e 80 mijë euro për fatkeqësitë natyrore, raporton IndeksOnline.

Bajrami ka theksuar se ky fond nuk është shpenzuar plotësisht andaj dhe të gjithë bujqit e dëmtuar nga reshjet e javëve të fundit e që shkaktuan vërshime në disa qytete e fshatra kosovare, do të kompensohen nga shteti.

“ Ministri është në terren po bën vlerësimin e dëmeve, dhe besoni të gjitha po mbulohen”, tha Bajrami para deputetëve.

Ajo po ashtu bëri me dije se qeveria ka ndarë edhe 26 milionë euro  për Ministrinë e Bujqësisë për këtë vit.

Ndryshe deputetët aktualisht janë duke parashtruar pyetje parlamentare për kabinetin qeveritar./IndeksOnline/