75 Mall Live Search
14:27 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ministrja Dumoshi i jep mirënjohje stilistes, Lirika Matoshi

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, bashkë me zëvendësin Halil Matoshi, pritën në mkë takim stilisten e njohur shqiptare, Lirika Matoshi, e cila jeton dhe vepron në Shtete të Bashkuara të Amerikës.

Ditëve të fundit koleksioni i ri i veshjeve nga stilistja Matoshi me motiv të luleshtrydheve është bërë pjesë e artikullit në një prej gazetave më prestigjioze amerikane, “The New York Times”.

Ministrja Dumoshi u shpreh shumë e lumtur për suksesin e stilistes Matoshi, e cila ka arritur të bëhet pjesë e industrisë së modës në Amerikë duke sjell me stilin unikal, disenke që influencojnë kohët moderne.

Gjatë këtij takimi ministrja Dumoshi i dha stilistes një mirënjohje në emër të saj si ministre e Kulturës, për përfaqësimin e mirë që po i bën Kosovës në botë, me motivacionin: “Për punën e saj brilante në fushën e disenjit dhe modës, në përmasa globale, duke e ngritur lart emrin e Kosovës”.

Ministrja u shpreh edhe më e lumtur për suksesin e vajzave të Kosovës në Evropë e SHBA, emri i të cilave spikatet çdo ditë e më tepër në fushën e artit, muzikës e modës.

Stilistja Lirika Matoshi shpalosi detaje për veshjen, e cila tha se bazohet në vetë kujtimet e saj të rinisë dhe e falënderoi ministren Dumoshi për pritjen dhe njohjen që po i bën punës e artit të saj.