Ministrja Dumoshi inicion projektin për Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi ka paraljamëruar në rrjetin social Facebook, se Peja do të bëhet me Qendrën Nacionale të Xhudos.
Qëllimi i memorandumit është bashkëfinancimin në realizimin e projektit “Ndërtimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë”, i cili do të realizohet gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm, me një shumë të përgjithshme prej 460 mijë euro, nga të cilat MKRS-ja ndan mbi 300 mijë euro, ndërsa FXHK-ja do të ndajë 160 mijë euro për këtë projekt.
Me këtë rast, ministrja në takimin që ka realizuar me kryetarin Kuka dhe përzgjedhësin e Kosovës në xhudo, Driton Kuka, u shpreh se ndjehet jashtëzakonisht e lumtur që po mundësohet ardhja në jetë e një projekti kaq të rëndësishëm për xhudistët e Kosovës.
Ky është postimi:
Peja do ta ketë Qendrën Nacionale të Xhudos ajo do të jetë edhe një imazh në arenën ndërkombëtare për Kosovën sepse sporti i xhudos ka ndikuar shumë në afirmimin e vendit tonë. Kjo qendër do të jetë edhe një vatër për sportistët që do të vijnë në të ardhmen dhe do të jetë edhe një destinacion për vizitorët e huaj që janë të interesuar për suksesin dhe historikun e xhudos në vendin tonë.
VD