Ministrja Dumoshi merr pjesë në hapjen e trajnimeve që do të aftësojnë të rinj, mbështetur nga MKRS

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka nisur aktivitetin e saj ditor, duke takuar të rinjtë e Fushë-Kosovës dhe të Lipjanit, transmeton IndeksOnline.
Dumoshi përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se takimi me ta e ka mbushur me dashuri dhe pozitivitet. Ndërsa ka theksuar se qëllimi i saj është që të rinjtë të jenë të gatshëm për tregun e punës.
Rinia e Kosovës është e pasur me kuadro të fushave të ndryshme, vërtet ndjehen të pathyeshëm dhe vullneti i tyre është i jashtëzakonshëm për aftësimin e tyre profesional.?
Si ministre e MKRS-së, ndjehem e lumtur me motivin e tyre për ndërtimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës.??
Kapaciteti i tyre profesional është prioritet imi në ngritjen e përvojes se tyre jetësore.❤️”, ka shkruar Dumoshi në Facebook.
Postimi i plotë i saj: