Ministrja Dumoshi: Ministrat e LDK-së, kanë vizion dhe mision SHTETNDËRTIMIN

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pas prezentimit të punës së saj në raportin 100 ditorë në mbledhjen e sotshme të Qeverisë Kurti ka prezantuar projekte të ndryshme për Kulturë, Rini dhe Sport që kanë rezultuar gjatë mandatit të saj, më pas Ministrja Dumoshi ka hedhur një status në rrjetin social Facebook, duke treguar se uniteti i LDK-së dhe përegjegjësia e ministrave nga ky subjekt politik ka filluar mbarë dhe përfunduar ndershem dhe suksesshem, duke shtuar se veprat i çmojnë qytetarët e Kosovës.
Ky është shkrimi i Ministres Dumoshi:
Uniteti i LDK-së është egzistencial në çdo kohë, i tillë do të jetoj për Kosovën. Çdo përgjegjësi duhet të filloj mbarë, mbarimi i saj natyrisht ndershem dhe suksesshëm.
Puna e tanishme e qeverisjes është produkt i pergjegjesisë tonë që të angazhohemi deri në momentin e fundit në interes të qytetarëve. Secili nga këndi i vet të ndihmojë në betejën për ta mundur pandeminë.
Veprat i çmojnë qytetarët, ne si ministra të LDK-së, kemi vizion dhe mision SHTETNDËRTIMIN.