12:57 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ministrja Dumoshi mori pjesë në aktivitetin rinor “Debat n’shilte”

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi e shoqëruar nga zv.ministri Englebert Zefaj dhe bashkëpunëtorë të MKRS-së mori pjesë në aktivitetin me të rinj “Debat n’shilte” të organizuar në bashkëpunim mes MKRS-së dhe OJQ-së Together Intiaitve for Progress.

Ministrja Dumoshi u shpreh se qëllimi i saj si ministre ësht t’u jepet rast të rinjve që të hyjnë në institucione dhe të shohin punën nga afër.

Ajo shtoi se për rininë kanë paraparë 1 milion e 500 mijë euro direkt për projekte që kanë qëllim punësimin e të rinjve.

“Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu. Punësimet e të rinjve kanë ndodhur edhe më herët në numër më të vogël. Po ata të rijnë kanë vazhduar punën. Uroj që shumë shpejt të bëjë thirrje dhe ftoj të rinjtë e interesuar që të aplikojnë për punësim në vendet që do të hapen”, tha Dumoshi.

Ajo tha se kanë programin e edukimit joformal, duke shtuar se me këto programe i përgatisin te punësuarit se si të shkruhet një projekt dhe CV.

“Me Ligjin për rininë jemi duke përforcuar edhe pjesën e vullnetarizmit. Projektligji që po punohet do të rrisë moshën rinore sipas ligjit dhe do të ketë edhe pjesën e diskutimit publik edhe nëpër komuna të ndryshme”.

Nga ana tjetër, Edis Prapashtica, përfaqësues i Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor(RYCO) tha se ka pasur rast për të bashkëpunuar me ministren, dhe tha se ajo dhe MKRS-ja i ka mbështetur vazhdimisht.