75 Mall Live Search
21:26 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Ministrja Dumoshi paralajmëron të rinjtë me një aktivitet madhor

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, çdo ditë është në shërbim të qytetarëve, mirëpo gjatë kohës me koronavirus, ministrja Dumoshi po tregon përkushtim maksimal për Kulturën, Rininë dhe Sportin.

Çdo ditë ka sjellur në platforma online aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive, por kësaj radhe Ministrja Vlora Dumoshi ka paralajmëruar aktivitet madhor online të të rinjve.

Kështu shkruan Ministrja Dumoshi në rrjetin social Facebook:

Të dashur të rinjë,

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me United Nations Kosovo Team, do të organizojnë aktivitete online për të rinjë, gjatë situatës COVID – 19.

Nesër 16 Prill, ora 18:00-19:30, do të argëtohemi së bashku;

Koncert LIVE me këngëtarin e mirënjohur Shpat Deda,

Video – mesazhe sensibilizuese nga Ulrika Richardson dhe Vlora Dumoshi, dhe shumë risi tjera gjatë ditëve në vazhdim.

Ju të rinjë do e luftoni këtë virus, sepse luftoni fuqishëm.

Ngjarja madhore është për JU!

#COVID19  #RriNShpi