Ministrja Dumoshi takohet me Zhegrovën: Arritjet e Edonit në futbollin evropian, na japin motiv që t’i përkrahim talentët e rinj

Gjatë ditës së sotshme ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi është takuar me futbollistin e kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Në këtë takim ishte edhe kryetari i “Dardanëve”, Lulzim Berisha, transmeton Indeksonline.

Dumoshi u shprehë se arritjet e Edonit në futbollin evropian na japin motiv që të përkrahim talentët e rinj.

Zhegrova këto ditë është duke qëndruar në Kosovë dhe po kryen takime me zyrtar të ndryshëm ./Indeksonline/