16:54 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / OSH

Ministrja Dumoshi tash e tri ditë veshur me kuq e zi!

Veshja e ministres së Rinisë, Kulturës dhe Sportit në Republikën e Kosovës, Vlora Dumoshi, tash e tri ditë ka një simbolikë.

Dumoshi në aktivitetet e saj gjatë këtyre tri ditëve është parë e veshur me ngjyrat kuq e zi, shkruan IndeksOnline.

Ministrja Dumoshi ka marrë këtë vendim për shkak të afrimit të festës së 28 nëntorit, ditës së flamurit kombëtar.

Kësisoji, edhe pak ditë do të shohim ministren e Kulturës të veshur më rroba kuq e zi, që padyshim i japin një shkëlqim më të mirë gjatë paraqitjes së saj./IndeksOnline/