Ministrja e Kulturës e ndalon shkatërrimin në Kalanë e Lipës, në Pejë

Pas publikimit të lajmit se janë bërë gërmime në Kalanë e Lipës, në Pejë, të cilat po rrezikojnë seriozisht këtë aset të lashtë arkeologjik e shumë të rëndësishëm, Ministrja e Kulturës, Vlora Dumaoshi, ka reaguar dhe deklaroi për Telegramin sot, se Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ka dale në teren dje dhe ka marrë masa për të pezulluar të gjitha punimet e kompanisë në atë pjesë.
Por për kundër këtij vendimi, banoret kanë deklaruar se kompania në fjale sot ka punuar gjate gjithë ditës.
Ky është dokumenti i plotë me të cilin Inspektorati ja ndalon punën kompanisë në fjalë.
