75 Mall Live Search
09:22 / E Premte, 05 Korrik 2024 / L K

Ministrja e Kulturës fajëson komunitetin LGBTQ+: Evropa po shuhet nga ju!

Ministrja e Kulturës e Sllovakisë, Martina Shimkoviqi fajësoi komunitetin LGBTQ+ për rënien e lindshmërisë në Evropë. Sipas saj Evropa gradualisht po shuhet si pasojë e këtij komuniteti.

“Ne heteroseksualët krijojmë të ardhmen sepse bëjmë bebe. Evropa po shuhet, fëmijët nuk po lindin për shkak të shumë personave LGBTQ+. Dhe është e çuditshme që kjo ndodh me racën e bardhë”, tha ajo në një intervistë.

Ministrja muaj më parë kishte njoftuar se ministria që ajo udhëheq do të ndalonte financimin e projekteve LGBTQ+.

Instituti për të Drejtat e Njeriut, me seli në Bratislavë, menjëherë ka paraqitur një kallëzim penal kundër Shimkoviqit në prokurorinë kryesore për dyshimin për racizëm dhe antisemitizëm./Indeksonline/