17:16 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ministrja e nderuar nga vizita e shumëpritur e ish-kryeministrit Haradinaj

Ministrja për Punë të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla sot ka pritur ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Në faqen zyrtare Facebook ajo ka publikuar disa fotografi nga ky takim, derisa ka thënë se është nder i veçantë për të, vizita e shumëpritur në kabinetin e saj nga Haradinaj.

Ky është postimi i plotë:

Nder i veçantë vizita e shumëpritur në kabinetin tim, nga Ish-Kryeministri, z.Ramush Haradinaj.

E rritur bashkë me Aleancën, dhe frymën e punës së Kryeministrit Haradinaj, besimi i dhënë – i shenjtë për mua, më obligon të vazhdoj me përkushtim të shtuar rrugën e trasuar para meje.

Vizioni i Kryeministrit Haradinaj, për të formuar Ushtrinë e Kosovës dhe atë në dy etapa të ndryshme: UÇK-në dhe së fundmi Ushtrinë e Kosovës në paqe, dhe zbrapsja e idesë së rrezikshme për ndarjen e Kosovës, janë frymëzim dhe obligim politik e shtetëror për mua për të kryer detyrën me shumë vigjilencë.