75 Mall Live Search
16:10 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Ministrja e Qeverisë së Kosovës thotë se taksa duhet të hiqet dhe kosovarët të marrin liberalizimin

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi ka qenë pjesë e takimit të thirrur nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.

Në cilësinë e përfaqësuesve të boshnjakëve të Kosovës, Rexhepi ka patur një mendim më ndryshe rreth situatës së fundit në vend.

Për Indeksonline, Rexhepi ka thënë se taksa duhet të hiqet dhe kosovarëve duhet të iu mundësohet liberalizimi i vizave.

“Taksa duhet të hiqet dhe dialogu duhet të vazhdojë. Shteti duhet të funksionojë në mënyrë të mirëfilltë, dhe kosovarët shumë shpejt të marrin liberalizimin e vizave. Marrëdhëniet me SHBA e Evropë janë qenësore për ne. Nuk kemi kohë për të humbur. Për mua problemi më serioz aktualisht është koronavirusi. Duhet të jemi bashkë në problemet që cënojnë shëndetin e popullatës dhe duhet të jemi bashkë kur në pyetje është interesi nacional” ka thënë Rexhepi.