17:00 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Ministrja e Shëndetësisë: Në Shqipëri pritet rritja e rasteve të të infektuarve me koronavirus

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është shprehur në mbledhjen e Qeverisë për masat kundër koronavirusit se rastet e të prekurve në ditët në vijim pritet të rriten.

“Sipas skenarëve të realizuar nga ekipi i eksperteve që përshtaten me situatën, kurbën e të prekurve. Parashikohet në këto momente për një rritje të numrit të rasteve. Dhe ky s’është momenti për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat.” tha Manastirliu.

Ndër të tjera Manastirliu është shprehur se duhet të mbrojmë të moshuarit nga koronavirusi. Ministrja është shprehur se ka edhe raste që e kalojnë pa simptoma por bëhen rrezik për përhapjen e virusit.

“Ne duhet të mbrojë të moshuarit të cilët preken më shumë nga ky virus pasi preken më shumë. Ata që kanë moshën me të re e kalojnë edhe pa simptoma, por ata janë propabilisht agjentë ata që janë në moshë më të vjetër, prandaj kërkohet bashkëpunim.” tha Manastirliu.

Ministrja ka thënë se qeveria është e vendosur për vetëkarantinim dhe për këtë do të merren masa.

“Ne jemi të vendosur për vetë karantinën e detyrueshme dhe do të marrim masa për këtë, në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe në bashkëpunim me ministrinë e mbrojtjes.” tha ndër të tjera Manastirliu./TCh/