75 Mall Live Search
19:35 / E Martë, 04 Maj 2021 / OSH

Ministrja e Spanjës i del në krahë Serbisë: Llogaritni në mbështetjen tonë për respektimin e integritetit territoral

Ministrja e  Punëve të Jashtme të Spanjës Arancha González Laya ka përseritur mbështjetjen e saj ndaj shtetit serb.

Spanja, Rumania, Greqia, Qiproja dhe Sllovakia janë vendet e vetme të BE që nuk e kanë njohur Kosovën pas shpalljes së pavaresisë në vitin 2008, transmeton Indeksonline.

Të martën ajo ka përseritur ‘simpatinë’ për Serbinë dhe vendimin e saj për të mos njohur pavarësinë e Kosovës

Gjatë fjalimit ajo ka falendëruar homologun serb, Nikola Selakovic duke ia ritheksuar mbështetjen.

“Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Spanjës në respektimin e intergritetit territorial të vendeve”, theksoi minstri në konferencën për shtyp.

Nga ana e tij, Selakoviç falënderoi Spanjën për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur nga Kosova në shkurt 2008, ashtu siç bëri katër vendet e tjera të BE (Rumania, Greqia, Qiproja dhe Sllovakia) dhe për mbrojtjen e këtij pozicioni në forume ndërkombëtare.

“Është diçka që ne do ta mbajmë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e popullit serb,” ​​tha ai.

Ministri serb gjithashtu falënderoi Spanjën për mbështetjen e saj për hyrjen e Serbisë në BE, një zonë në të cilën González Laya inkurajoi Beogradin që “të vazhdojë të ecë përpara dhe të shtyjë për reformat që e afrojnë atë me BE”./IndeksOnline/