75 Mall Live Search
18:23 / E Diele, 08 Tetor 2023 / AR

Ministrja Gërvalla e uron Jim O’Brien për detyrën e re

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla – Schëarz e ka uruar, Jim O’Brien, me rastin e konfirmimit të detyrës së tij të re, nga Senati Amerikan.

Ajo thotë se me O’Brien, mezi presin të forcojnë partneritetin strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

”Urime Jim O’Brien për konfirmimin e tij si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike @StateEUR. Ne mezi presim të forcojmë partneritetin tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara, të rrënjosura në vlerat tona të përbashkëta të demokracisë dhe lirisë”.