75 Mall Live Search
18:14 / E Martë, 06 Shtator 2022 / A. M.

Ministrja Gërvalla-Schwarz takon ish- presidenten e Konfederatës së Zvicrës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz ka takuar ish-presidenten e Konfederatës së Zvicrës.

Ministrja Donika Gërvalla-Schwarz në takim me ish-presidenten zvicerane Micheline Calmy-Rey, bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës me theks të veçantë në sektorin e ofrimit të shërbimeve për kategorinë e personave të moshuar.

Konfederata e Zvicrës, radhitet e dyta për nga investimet në Republikën e Kosovës.

Në takim po ashtu është biseduar edhe shtimin e investimeve zvicerane në vendin tonë. Bashkëpunimi ekonomik me Konfederatën e Zvicrës ka rëndësi  për Republikën e Kosovës ngase në këtë shtet jeton një pjesë e mërgatës së Kosovës. 

Ministrja e njoftoi ish-presidenten Calmy-Rey për procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, aplikimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Në këtë takim ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shoqërohej nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Sami Ukelli dhe nga deputetja në Kuvendin.