75 Mall Live Search
15:05 / E Hënë, 02 Qershor 2025 / Z S

Ministrja Gërvalla takohet me homologun e Bosnjës dhe Hercegovinës, biseduan për bashkëpunim të mëtejshëm

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.

Sipas njoftimit temë diskutimi ishte bashkëpunimi midis dy vendeve.

“Sot pata kënaqësinë të filloj ditën me takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, z. Elmedin Konaković, gjatë vizitës së tij të parë në Prishtinë.Biseduam për forcimin e marrëdhënieve tona dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm. Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, stabilitet dhe integrimin evropian”, ka shkruar Gërvalla.

Gëzohem për këtë takim dhe për mundësitë që na presin, ka shtuar ajo./Indeksonline/