Ministrja Hajdari merr vendim që të kufizohet rritja e çmimit të produkteve

Sot në mbledhjen e Qeverisë, Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ka marrë vendim për të kufizuar rritjen e çmimit të produkteve.
Ajo tha që ka obliguar Inspektoriatin e Tregut që të marrë masat e nevojshme, sipas ligjit.
“Duke e pasë parasysh nevojën e qytetarëve për produkte bazike, pas situatës së krijuar, nga kërcënimi i përhapjes së pandemisë Coronavirus dhe nisur nga informatat që kemi për rritjen e çmimeve nga operatorët ekonomikë që operojnë në tregun vendor dhe me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit, kemi vendosur të urdhërojmë kufizimin e rritjes së çmimeve, për produktet që shiten në marketet vendore”, tha Hajdari.
Hajdari shtoi se inspektorët do të jenë të angazhuar dhe në teren edhe pas orarit të punës./Indeksonline/