75 Mall Live Search
10:34 / E Martë, 01 Qershor 2021 / OSH

Ministrja Hajdari s’raporton në Komisionin për Ekonomi

Në Komisionin për Ekonomi, Industri dhe Ndërmarrësi nuk ka raportuar ministrja Rozeta Hajdari.

Hajdari ishte e ftuar nga Komisioni që të raportoj lidhur me planin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për vitin 2021.

Kryetari i Komisionit Ferat Shala tha se kjo pikë e rendit të ditës është shtyrë për javën e ardhshme.

“Pika e tretë të rendit të ditës të hiqet për sot dhe të shtyhet për javën e ardhshme”.