75 Mall Live Search
21:38 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / OSH

Ministrja Haradinaj-Stublla uron ministrin italian Di Maio

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar Luigi Di Maio, për rizgjedhjen e tij si Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë.

“Urimet më të mira për homologun tim italian me rastin e rizgjedhjes së tij. Do të punojmë bashkë për avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyera në mes të dy vendeve tona”, është shprehur Haradinaj-Stublla.