Ministrja Haradinaj – Stublla bisedoi me homologun nga Lituania, flasin për dialogun Kosovë – Serbi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, të hënën zhvilloi një bisedë konstruktive me Ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Linas Linkevičius.
“E falënderova për përkrahjen e Lituanisë, si njohëse e hershme e Pavarësisë së Kosovës dhe përkrahëse e fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, tha Ministrja Haradinaj – Stublla.
Gjatë kësaj bisede me homolohun e saj lituanez, kryediplomatja Haradinaj – Stublla ka theksuar po ashtu se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të përmbyllet, dhe se dialogu Kosovë-Serbi duhet të finalizohet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.