75 Mall Live Search
13:57 / E Shtunë, 05 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ministrja Haradinaj-Stublla: Do të kërkojmë edhe nga ndërmjetësuesi evropian angazhim serioz në njohjen e pesëshes së BE-së

Dy ministrat e AAK-së, Haradinaj-Stublla dhe Selimi kanë pasur një takim miqësor me të derguarin presidencial për dialog, ambasadorin Richard Grenell, kështu e falënderuan për angazhimin e jashtëzakonshëm.

Haradinaj-Stublla tha se tani me të drejtë, Kosova do të kërkojë angazhim të shtuar edhe nga ndërmjetësi evropian, specifikisht për njohjet nga pesëshja e BE-së.

“Do të punojmë fort ditëve në vijim për të forcuar më tutje këtë drejtim të ri të shtetit tone”./Indeksonline/