12:08 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ministrja Haradinaj-Stublla, falënderon Maldivet për përkrahjen në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj – Stublla, të premten zhvilloi një bisedë telefonike me homologun nga Republika e Maldiveve, ministrin Abdulla Shahid.    

“E falënderova z.Shahid për mbështetjen e tij dhe shtetit të Maldiveve për njohjen e Pavarësisë së Kosovës si dhe përkrahjen në aspiratat tona për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit”, tha shefja e diplomacisë së Kosovës.

Gjatë kësaj bisede telefonike, ministrja Haradinaj-Stublla dhe ministri Shahid shprehën përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë dhe thellim të marrëdhënieve bilaterale.