75 Mall Live Search
13:35 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ministrja Haradinaj – Stublla kërkon nga BE të punojë me dinamikë të re, të shtyjë përpara njohjen e Kosovës edhe nga pesë vendet anëtare

Kosova, historikisht dhe gjeografikisht, i përket Evropës dhe është e
vendosur që të zë vendin e vet të merituar në strukturat e Bashkimit Evropian, tha të enjten Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj – Stublla, në takimin që pati në Prishtinë me të
derguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovës – Serbi, z. Miroslav Lajçak.

Takimi i Ministres Haradinaj – Stublla me të emisarin Lajçak, shërbeu për të shprehur qartazi indinjatën e qytetarëve të Kosovës me padrejtësinë dhe vonesat e tejzgjatura të Bashkimit Evropian për agjendën e
liberalizimit të vizave, të drejtë të cilën shteti i Kosovës e ka fituar me përmbushjen e të gjitha kritereve.

Kryediplomatja Haradinaj – Stublla shprehu qëndrimin unik të Kosovës për gatishmërinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë për njohje reciproke në kufijtë ekzistues, në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndihmën e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, znj. Haradinaj – Stublla shprehu nevojën që edhe Bashkimi Evropian të punojë me një
dinamikë të re, të shtyjë përpara njohjen e Republikës së Kosovës edhe nga pesë vendet anëtare, që
ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.