75 Mall Live Search
23:57 / E Premte, 04 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ministrja Haradinaj-Stublla: Njohja e Kosovës nga Izraeli është hap historik

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se njohja e Kosovës nga Izraeli është hap historik në konsolidimin ndërkombëtar të shtetit tonë të ri, dhe avancimin e bashkëpunimit dypalësh me Izraelin në shumë drejtime.

“Me ndërmjetësimin e ShBA-ve, veçanërisht me rolin e pazëvëndësueshëm të Presidentit Trump, por dhe me lidhjen e fortë të popujve e shteteve tona ndër dekada, kjo sot u kapitalizua me gurthemelin mbi të cilin do ndërtojmë e forcojmë marrëdhëniet tona”, ka shkruar ministrja.

Postimi i plotë:

Miqësia e historike që kemi pasur me Izraelin, si dy popuj liridashës, lindi nga Besa e dhënë, kur herbrenjtë e persekutuar gjatë Luftës së Dytë Botërore gjetën shtëpinë e tyre mes shqiptarësh, shtëpi që është e Zotit dhe e mikut.

Me ndërmjetësimin e ShBA-ve, veçanërisht me rolin e pazëvëndësueshëm të Presidentit Trump, por dhe me lidhjen e fortë të popujve e shteteve tona ndër dekada, kjo sot u kapitalizua me gurthemelin mbi të cilin do ndërtojmë e forcojmë marrëdhëniet tona.

Njohja e Kosovës nga Izraeli është hap historik në konsolidimin ndërkombëtar të shtetit tonë të ri, dhe avancimin e bashkëpunimit dypalësh me Izraelin në shumë drejtime.

Mezi pres të hapim Ambasadën e Kosovës në Jerusalem.

Falemnderit Izrael ??
Falemnderit Amerikë ??