75 Mall Live Search
17:33 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ministrja Haradinaj – Stublla pret në vizitë pune kryeministrin Hoti

Minstrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, sot ka pritur në vizitë pune kryeministrin, Avdullah Hoti.

Rreth kësaj vizite ka shkruar vet ajo në profilin zyrtar në Facebook, derisa ka thënë se e ka njoftuar kreun e qeverisë për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit, dhe funksionalizimin e plotë të MPJD-së pas fuzionimit.

Ky është postimi i plotë i saj:

Kënaqësi të prisja sot në vizitë pune Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti.

E falënderova Kryeministrin për vizitën, dhe adresova çështjet me prioritet për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës duke e vënë theksin në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit, dhe funksionalizimin e plotë të MPJD-së pas fuzionimit.

Partneriteti me aleatët strategjik do të jetë orientimi ynë kryesor në koordinimin e objektivave të politikës së jashtme, dhe zgjatja e dorës së shtetit për diasporën tonë do të bëhet me të gjithë kapacitetin që kemi, duke i trajtuar me dinjitet dhe korrektësi.