75 Mall Live Search
17:13 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ministrja Haradinaj – Stublla takohet me koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë,Ulrika Richardson

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, tha të enjten se mbrojtja e të drejtave të njeriut, fuqizimi i rolit të të rinjve dhe gruas në shoqëri, si dhe  projektet e shumta në edukim, me përfshirje edhe të komuniteteve, e kanë bërë UNDP-në partnere të rëndësishme në ndërtimin e Kosovës.

Ministrja e Jashtme i bëri këto komente në takimin që zhvilloi me koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson.

“Sot pata kënaqësinë të shpreh falënderimin tim dhe të Institucioneve të vendit për gjithë këtë angazhim të UNDP-së, konkretisht të koordinatores për Zhvillim të OKB-së në Kosovë znj. Ulrika Richardson”, tha Ministrja Haradinaj Stublla.

Në këtë takim, Ministrja Haradinaj Stublla shprehu përkushtimin e Ministrisë që drejton për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të avancuar me projekte të përbashkëta nga fondi i besimit të Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm – SDG, në favor të fuqizimit të rolit të institucioneve të Kosovës dhe rrugës politike e diplomatike të vendit.