75 Mall Live Search
20:43 / E Hënë, 17 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ministrja Haradinaj – Stublla uron popullin e Gabonit për Ditën e Pavarësisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Republikës së Gabonit me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Duke shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e këtij shteti me rastin e 60 vjetorit të pavarësisë, ministrja Haradinaj – Stublla tha se Prishtina zyrtare do të angazhohet për thellimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me Republikën e Gabonit.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Republika e Gabonit më 15 shtator të vitit 2011, ndërsa të dyja shtetet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 5 mars 2014.