Ministrja Haradinaj – Stublla uron popullin e Hondurasit për Ditën e Pavarësisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Republikës së Hondurasit me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Duke shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e këtij shteti me rastin e 199-vjetorit të pavarësisë, ministrja Haradinaj – Stublla tha se Prishtina zyrtare do të angazhohet për thellimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me Republikën e Hondurasit.
Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Republika e Hondurasit më 3 shtator të vitit 2010. Ndërsa të dyja vendet, kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 2 dhjetor të vitit 2010.