75 Mall Live Search
11:45 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ministrja Haradinaj-Stublla uron Shën Kits dhe Nevis për Ditën e Pavarësisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar institucionet dhe popullin e Shën Kits dhe Nevis me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Kryediplomatja Haradinaj-Stublla i ka shprehur urime të përzemërta shtetit mik me rastin e kësaj feste kombëtare, duke bërë të ditur njëherësh se Republika e Kosovës është e gatshme për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Shën Kits dhe Nevis (Saint Kitts and Nevis), shtet – ishuj midis Detit të Karaibeve dhe Oqeanit Atlantik, e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 28 tetor 2012, ndërsa lidhja e marredhenieve diplomatike mes dy vendeve është bërë me datën 4 mars 2016.