Ministrja Haxhiu i nis vizitat e paralajmëruara në Hagë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka nisur vizitat në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Atje ajo pritet të takoj disa nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga kabineti i saj kanë njoftuar se ministren do ta presin në takim ish kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe ish deputeti Rexhep Selimi.
Për ish presidentin Thaçi dhe ish kryeparlamentarin Veseli, kanë thënë se nuk kanë marrë përgjigje, transmeton Indeksonline.
Ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli është shprehur i lumtur t’i mirëpres ministren Albulena Haxhiu, nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevcin dhe të tjerët që janë në këtë vizite.
“I lumtur t’i mirëpres në Holandë, Ministren e Drejtësisë nga Kosova Albulena Haxhiu, Saranda Bogujevcin, nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Z. Adnan Rrustemi – Kryetar & Z. Erxhan Galushi – anëtar i Komisionit Parlamentar për Legjislacion dhe Imunitete”, ka shkruar Doli.
Happy to welcome to the #Netherlands 🇳🇱, the 🇽🇰 Minister of Justice @albulenahaxhiu_, @SaraBogujevci – Vice-President of the Assembly of 🇽🇰, Mr. Adnan Rrustemi – Chairman & Mr. Erxhan Galushi – of the Parliamentary Committee on Legislation&Immunities. Busy week ahead. 🇽🇰🇳🇱 pic.twitter.com/7kPvvBEvyD
— Dren Doli (@DrenDoli) March 29, 2022