15:52 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Ministrja Haxhiu inkurajon vajzat dhe gratë që të raportojnë dhunën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bëri të ditur se ka komunikuar me të gjitha drejtoreshat e strehimoreve në Kosovë, për fëmijët dhe viktimat e trafikimit.                        

Ajo tha se diskutuan lidhur me punën e strehimoreve në rrethanat e pandemisë COVID – 19, sfidat që i kanë dhe i njoftova për gatishmërinë dhe mbështetjen e Qeverisë për punën e tyre, dhe tha që pavarësisht rrethanave të shkaktuara me virusin corona, vajzat e gratë duhet të raportojnë dhunën, shkruan Indeksonline.

Më tutje, Haxhiu tha se situata është e menaxhueshme, dhe strehimoreve tashmë i është ndarë pjesë nga buxheti i shtetit, si dhe ndihma nga Agjencionet e Kombeve te Bashkuara ne Kosove (UNDP, UNFPA, UN Ëomen , UNICEF dhe UNHCR), sipas listës së përpiluar nga kërkesat e strehimoreve.

Postimi i plotë:

Sot, pata komunikim me të gjitha drejtoreshat e strehimoreve në Kosovë, atë të Prishtinës, Pejës, Gjakovës, Gjilanit, Prizrenit, Ferizajit, Artanës si dhe drejtoreshat e strehimoreve në Prishtinë, atë për fëmijët dhe viktimat e trafikimit.

Diskutuam lidhur me punën e strehimoreve në rrethanat e pandemisë COVID – 19, sfidat që i kanë dhe i njoftova për gatishmërinë dhe mbështetjen e Qeverisë për punën e tyre.

Në përgjithësi situata është e menaxhueshme, dhe strehimoreve tashmë i është ndarë pjesë nga buxheti i shtetit, si dhe ndihma nga Agjencionet e Kombeve te Bashkuara ne Kosove (UNDP, UNFPA, UN Women , UNICEF dhe UNHCR), sipas listës së përpiluar nga kërkesat e strehimoreve.

Pavarësisht rrethanave të shkaktuara me virusin corona, vajzat e gratë duhet të raportojnë dhunën sepse policia, prokuroria e gjykatat po merren me rastet e dhunuesve!/Indeksonline/