15:39 / E Premte, 30 Prill 2021 / OSH

Ministrja Haxhiu me vendim të ri: Ndryshime në pagesën për paraqitjen e Provimit të Jurisprudencës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me anë të një statusi ka njoftuar se ka ndryshuar vendimin lidhur me pagesën e kandidatëve për paraqitjen e Provimit të Jurisprudencës.

“Në kuadër të kompetencave të mia, sot kam ndryshuar vendimin lidhur me pagesën e kandidatëve për paraqitjen e Provimit të Jurisprudencës. Kemi ulur deri në 50% këto pagesa.

Nga shuma 100 euro sa kanë paguar deri tani, kemi vendosur që kandidatët që hyjnë në Provim të Jurisprudencës të paguajnë shumën prej 50 euro”, ka shkruar mes tjerash ajo, transmeton IndeksOnline.

Tutje, Haxhiu ka shtuar se ndër prioritetet tjera po ashtu është edhe krijimi i kushteve sa më të mira për juristët e rinj të cilët synojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

No photo description available.