Ministrja Haxhiu paralajmëron dënime, nëse nuk zbatohet vendimi për pushim ndaj nënave vetushqyese

Pas përhapjes së koronavirusit në shumë vende evropiane, e edhe në Ballkan, Qeveria e Kosovës ka marrë masa të shumta, edhe pse deri tani në Kosovë nuk është shënuar ndonjë rast. Në mesin e këtyre masave është edhe ndërprerja e mësimit në të gjitha nivelet deri më 27 mars. Kësaj mase, i është bashkuar edhe pushimin për njërin nga prindërit, në mënyrë që të qëndrojnë me fëmijët e tyre. Mirëpo kjo masë vlen edhe për nënat vetushqyese, në të kundërtën ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar masa ndëshkuese, transmeton IndeksOnline.
Haxhiu përmes një postimi në facebook, ka thënë se abuzimi i punëdhënësit me nëntat të cilat i rrisin të vetme fëmijët është i papranueshëm dhe rrjedhimisht do të penalizohet.
Ajo ka thënë se do të denoncohet secili punëdhënës që e shkelë vendimin e Qeverisë.
Ky është postimi i plotë i Haxhiut: