75 Mall Live Search
10:58 / E Mërkurë, 11 Maj 2022 / k.v

Ministrja Haxhiu priti në takim anëtarët e Komisionit të Venecias

Një delegacion nga Komisioni i Venecias i përbërë nga raportuesit James Hamilton dhe Dan Meridor, si dhe Michael Janssen – përfaqësues nga Sekretariati

 i KV-së, u pritën në takim nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me qëllim të diskutimit për Projektligjin për Themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në prag të përgatitjes së Opinionit për këtë Projektligj.

Ministrja Haxhiu së bashku me anëtarët e grupit punues i njoftuan raportuesit për qëllimin e Projektligjit dhe argumentuan në secilën çështje që u adresua nga ta.

Ministrja Haxhiu falënderoi delegacionin e Komisionit të Venecias për ndihmën profesionale që po i ofrojnë Republikës së Kosovës përmes opinioneve.

Konsultimet me Komisionin e Venecias janë tejet të vlefshme dhe si të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.​