17:00 / E Diele, 30 Tetor 2022 / AR

Ministrja Haxhiu viziton “Manifesta 14 Prishtina”

Veprat e artistëve vendorë e ndërkombëtarë në edicionin e 14-të të Bienales Evropiane “Manifesta”, për 100 ditë qëndruan në 25 pjesë të ndryshme të Prishtinës.

Në mesin e shumë vizitorëve ishte edhe Ministria e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Ajo tha se Manifesta në botën e artit ka vendosur në globin e saj, hartën e Kosovës mikpritëse, Prishtinën e të rinjve.

Postimi i plotë:

Manifesta, Bienalja Nomade Evropiane, për 100 ditë në Prishtinë dhuroi qytetarëve e vizitorëve, aktivitete të bukura artistike, me kultura të ndryshme nga mbarë bota, magjepse, e pasuruar me shpirtin rinor që mbanë kryeqyteti jonë.

Manifesta14, në botën e artit, vendosi në globin e saj, hartën e Kosovës mikpritëse, Prishtinën e të rinjve“./Indeksonline/