Ministrja Hoxha dhuron gjak, bën apel për kujdes në trafik
Ndonëse nuk është java për dhurim të gjakut, ministrja e Integrimeve Evropiane në Kosovë, Dhurata Hoxha së bashku me stafin e saj të kësaj ministrie kanë dhuruar gjak.
Këtë ajo e ka bërë në shenjë ndihmese për të gjithë ata që kanë nevojë për gjak. Në këtë mënyrë ajo ka bërë thirre tek qytetarët e tjerë që të dhurojnë dhe ata gjak, duke apeluar për të shtuar kujdes në trafik, transmeton Indeksonline.
“Për ata që munden, çdo herë është koha për të dhuruar gjak!”, ka shkruar ajo në Facebook./Indeksonline/