Ministrja Bajrami pret drejtorin e BERZH-it, Neil Taylor

Ministrja e Financave dhe Transfereve Hykmete Bajrami ka pritur drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Kosovë Neil Taylor, me të cilin ka diskutuar për programin e Qeverisë së Hotit, me theks të veçantë për planet e Qeverisë për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, pas pandemisë COVID-19.
Gjatë takimit ministrja Bajrami e njoftoi drejtorin e BERZH-it për Kosovën, Nil Taylor, për përgatitjen e rishikimit të buxhetit si edhe përshtatjen e tij me programin e Qeverisë së Hotit, ku përfshihet edhe krijimi i programit për rimëkëmbje ekonomike.
Ajo gjithashtu falënderoi drejtorin e BERZH-it për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ministrinë e Financave dhe Transfereve në projektet e përbashkëta në funksion të forcimit të ekonomisë së Kosovës dhe kërkoi intensifikimin e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet dy institucioneve.