13:23 / E Diele, 04 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ministrja izraelite e mjedisit rezulton pozitive me COVID-19

Gila Gamliel, ministrja e Mbrojtjes së Mjedisit e Izraelit dhe anëtare e partisë Likud të kryeministrit Benjamin Netanyahu, njoftoi sot në Twitter se ka rezultuar pozitive

Një anëtare e kabinetit izraelit ka rezultuar pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa vendi mbetet nën bllokim gjatë luftës me valën e dytë të infeksionit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gila Gamliel, ministrja e Mbrojtjes së Mjedisit e Izraelit dhe anëtare e partisë Likud të kryeministrit Benjamin Netanyahu, njoftoi sot në Twitter se ka rezultuar pozitive. Ajo është ministrja e katërt në qeverinë e Izraelit që doli pozitive me COVID-19 që nga marsi.

“Ndihem mirë dhe shpresoj të shërohem shpejt me ndihmën e Zotit”, shkroi ajo në mediat sociale.

Qeveria izraelite vendosi një bllokim mbarëkombëtar më 18 shtator përpara festave hebraike në përpjekje për të frenuar shpërthimin e sërishëm të koronavirusit. Vendi ka një nga nivelet më të larta të infeksioneve ditore për kokë banori në botë.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, Izraeli ka regjistruar mbi 264.000 raste dhe gati 1.700 vdekje që nga fillimi i pandemisë.