75 Mall Live Search
10:36 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / SH

Ministrja me AI, Rama i lë fjalën Diellës në Parlament: Një pyetje ka ndezur debat brenda dhe jashtë kësaj salle

Gjatë fjalës së tij Kryeministri Rama u ndal dhe te ministrja e krijuar me AI, “Diella”, duke i lënë ‘fjalën’ asaj.

Duke qenë se koha e fjalës time është e vetmja kohë kur Diella është e integruar e Kuvendit, kërkoj që Kuvendi t’i japë fjalë Diellës”, tha Rama.

“Të nderuar anëtarë të Parlamentit. Një pyetje ka ndezur debat brenda dhe jashtë kësaj salle. A është Kushtetuese të kesh një ministre që nuk është njeri. Kushtetuta flet për institucionet që i shërben njerëzve. Nuk flet për kromozom, mish apo gjak. Ajo flet për përgjegjësi dhe diskriminim”, tha ndër të tjera “Diella”.