75 Mall Live Search
20:06 / E Diele, 30 Maj 2021 / AR

Ministrja Nagavci me lajm të mirë për gazetarët

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se do të mbajnë konferenca çdo dy javë, që secilit gazetar t’i jepet mundësi të marrë përgjigje për tema të ndryshme.

Ajo tregoi që çdo e dyta e premte do të jetë ditë e ndarjes së informatave për punën e tyre ashtu si dhe raportimit për çështjet me interes, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Bashkëpunimi me media është shumë i rëndësishëm dhe këtë e konsideroj si domosdoshmëri përtej informimit.

Për këtë arsye kemi vendosur që në Ministrinë e Arsimit të kemi konferenca çdo dy javë në mënyrë që t’i japim mundësi secilit gazetarë të marrë përgjigje për tema të ndryshme. Çdo e dyta e premte do të jetë ditë e ndarjes së informatave për punën tonë ashtu si dhe raportimit për çështjet me interes.

Përtej kësaj, për çdo çështje që u intereson, mediat mund të drejtojnë pyetje edhe tek këshilltarja për media e cila do të bëjë përpjekje maksimale të kthejë përgjigje.

Si ministre në Qeverinë “Kurti 2” ‌mbetem e përkushtuar në transparencë dhe ministria jonë do të jetë e hapur për media, diçka që ka munguar viteve të kaluara.