Ministrja Redzepi viziton komunën e Mamushës

Ministrja e MAPL-së ka vizituar komunën e Mamushës me ç’rast u takua me kryetarin z. Abdülhadi Krasniç. Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi për së afërmi i Ministres me problemet e qeverisjes në këtë komunë.
Ministrja e MAPL-së siguroi përkrahje për komunën e Mamushës përmes investimeve dhe aspekteve tjera të bashkëpunimin siç janë Raporti me ministritë e linjës dhe Paraqitja e kërkesave të komunës tek donatorët.

Kryetari Krasniç e falënderoi Ministren Redžepi për vizitën e saj dhe shprehu gatishmërinë e tij të plotë për të bashkëpunuar në mënyrë që të krijojë kushte më të mira të jetesës për të gjithë qytetarët.
Vizitat në teren do të vazhdojnë sipas kalendarit të vizitave në Komuna.
